Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se varet nga Teherani për t’i treguar botës dhe për të provuar se përshkrimi që Irani i bën programit të tij bërthamor si paqësor është “saktësisht” i tillë.
Zoti Kerry i bëri komentet sot në Paris përpara gazetarëve së bashku me Ministrin e Jashtëm francez Laurent Fabius.
Siç ka thënë edhe më parë, zoti Kerry njoftoi se është bërë përparim në bisedimet ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore rreth programit bërthamor të vendit, por ende mbeten boshllëqe. Grupi P5 + 1, që po negocion me Iranin, shpreson të arrijë një “marrëveshje kornizë” deri në fund të këtij muaji, dhe pastaj ka afat deri më 30 qershor për një marrëveshje përfundimtare të pranueshme për të dyja palët.
Ministri i jashtëm francez tha se negociatorët kërkojnë një “marrëveshje të qëndrueshme”, që të ofrojë siguri rajonale. Zoti Fabius u shpreh dakord me sekretarin Kerry se ka ende punë për të bërë për marrëveshjen kornizë të këtij muaji.
Zoti Kerry pritet të takohet përsëri me Ministrin e Jashtëm të Iranit Mohamed Javad Zarif pas rreth një jave.
Inter Miami kërkon të ribashkoj Messin me ish-shokët e skuad...
Enrique Iglesias dhe Ricky Martin koncert në Shqipëri dhe më...
Barcelona kërkon 70 milionë euro për Raphinhan
Osmani për përplasjet e Kurtit me SHBA-në: Edhe mes miqve e ...
Moska thotë se bombarduesit strategjikë rusë dhe kinezë u sh...
Greqia kërkon ndihmën e Turqisë për migrantët