Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë bërë të ditur se një grua 22 vjeçare ekzekutimi i të cilës ishte shtyrë për shkak të shtatzënisë, do të varet brenda këtyre ditëve në Iran.
Zeinab Sekaanvand ishte dënuar për vrasjen e burrit të saj, nga i cili ishte torturuar për muaj të tërë, transmeton arbresh.info.
Ekzekutimi i saj ishte shtyrë sepse ajo pas vrasjes së burrit ishte rimartuar dhe priste një fëmijë, ndërsa në Iran është e jashtëligjshme të ekzekutohen gratë shtatzëna.
Muajin e kaluar ajo i kishte lindur një foshnjë dhe që nga ajo kohë atë e pret dënimi me varje që është planifikuar të bëhet me 13 tetor.
E akuzuara ishte dënuar me vdekje në moshën 17 vjeçare.
Mjeku thotë se fëmija kishte vdekur para se të lindte nga traumat e marra pas vrasjes së dy shoqeve të të akuzuarës.
Sipas Amnesty, Irani ka ekzekutuar të paktën një person që ka qenë i dënuar gjatë kohës kur ishte i mitur si dhe ka rreth 49 raste të fëmijëve të akuzuar në listën e dënimeve me vdekje./arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...