Duka i Cambridge gjatë një djalimi në Xhamajka ka folur edhe për skllabërinë.
Ai tha se skllavëria ishte e neveritshme dhe se nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, transmeton portal arbresh.info
“Ajo e ka njollosur historinë tonë”, tha ai.

Më parë, kryeministri i ishullit, Andrew Holness, i tha mbretit të ardhshëm se vendi i tij kishte në plan të ndiqte qëllimet e tij si një vend i pavarur.
Në ditën e parë të turit të tyre në Karaibe, William dhe Kate janë pritur me protesta nga qytetarët e Xhamajkës, të cilët kanë kërkuar që anëtarët e familjes mbretërore të kërkojnë falje për skllavërinë.

Duke folur në një darkë të organizuar nga Guvernatori i Përgjithshëm i Xhamajkës, Princi William vlerësoi frymën e ishullit që “e bën atë kaq të veçantë” si dhe adresimin e rolit të Britanisë së Madhe në skllavëri.
Ka pasur thirrje në Xhamajkë për të hequr Mbretëreshën si kreun e shtetit dhe vizita mbretërore ka parë demonstrata që i kërkonin monarkisë të paguante dëmshpërblime për tregtinë e skllevërve.

Duka dhe Dukesha e Cambridge së fundmi kanë vizituar një spital të fëmijëve në Xhamajka./bbc/arbresh.info/
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...