Në një bisedë telefonike të regjistruar në fshehtësi, Prince Harry ka shpërthyer ndaj Donald Trump, duke pretenduar se ai ‘ka duart e lyera me gjak’ dhe se është një nga ‘njerëzit më të sëmurë’ që po drejton botën.
Sipas “The Sun” hakerët rusë i kanë rrëmbyer princit telefonin në strehën e tij luksoze në Kanada, transmeton portal arbresh.info

Në një nga bisedat rreth ndryshimeve klimatike, Harry ka goditur Donald Trump, duke deklaruar: “Unë mendoj se fakti që Donald Trump po e rrit industrinë e qymyrit në Amerikë, do të thotë se ai i ka duart e lyera me gjak”.
LEXO EDHE: Kanada nuk do të paguajë për sigurinë e Prince Harry dhe Meghan Markle
“Për fat të keq, bota po udhëhiqet nga njerëz të sëmurë, kështuqë që njerëzit si ju dhe brezi i ri priten të bëjnë ndryshime”, citohet të ketë thënë ai duke biseduar në telefon me babain e Gretas, që tashmë është bërë e njohur me luftën e saj kundër ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë, Harry besohet t’i ketë thënë Gretës se ajo mund të ‘tejkalonte komandantin e përgjithshëm’, pasi Trump e kritikoi revistën ‘The Time’, mëqe kjo e fundit e zgjodhi Gretan si përsonazh të vitit.
Rrëmbyesit rusë Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov – i njohur si Vovan dhe Lexus – telefonuan linjën fikse në shtëpinë luksoze të Harry-së në ishullin Vancouver, ku ai aktualisht është bashkuar me gruan, Meghan Markle dhe djalin e tyre, Archie.
Prince Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle, kanë hequr dorë nga jeta mbretërore dhe do të vazhdojnë të bëjnë një jetë të thjeshtë në Kanada./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...