Një prift 55-vjeçar dhe kreu i një shkolle katolike është zhveshur nga detyrimet e tij fetare, pasi u kap duke shfrytëzuar seksualisht një vajzë 13-vjeçare në një motel.
Arnel Fuentes Lagarejos, ish prift i famullisë së Shën Joan Parishit Baptist dhe president i Kolegjit Katolik Cainta, është akuzuar për abuzim të fëmijëve pranë qytetit Marikina në Filipine, transmeton portali arbresh.info
Besohet se prifti organizoi takimin me vajzën e mitur përmes rrjeteve sociale dhe përmes një tutori që ishte vetëm 16-vjeç. Prifti ka paguar rreth 500 pesos (7 euro) për të marrë vajzën.
Pas ndërhyrjes së policisë, ai është duke u përballur për shkelje të Ligjit kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.
Sipas raporteve policore ishte nëna e vajzës së mitur që ka paraqitur rastin në polici.
Viktima ka thënë se ishte herë e tretë që ajo takohej me priftin në atë motel, ndërsa ka rrëfyer se prifti në fjalë i është kërcënuar asaj që mos të takojë burra tjerë.
Dioqeza e Antipolos ka kërkuar falje në lidhje me rastin dhe ka theksuar se ‘do të punojnë për ndalimin e trafikimit të njerëzve, sidomos të të miturve’.
Gjykata ende nuk ka vendosur rreth dënimit të priftit, përderisa hetimet janë duke vazhduar në lidhje me rastin./Arbresh.info
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...