Një numër i vogël i forcave amerikane janë në Tajvan për t’u trajnuar me ushtarë tajvanezë.
NBCNews shkruan, presidentja e vendit Tsai Ing-wen konfirmoi praninë e trupave amerikane në ishullin vetëqeverisës, të cilin Kina e konsideron të sajën. Tensionet midis Tajvanit dhe Kinës, e cila nuk e ka përjashtuar marrjen e ishullit me forcë, janë përshkallëzuar javët e fundit pasi Pekini rrit presionin ushtarak dhe politik, transmeton arbresh.info
“Ne kemi një gamë të gjerë bashkëpunimi me SHBA-në që synon rritjen e aftësive tona të mbrojtjes”, tha Tsai.
Konfirmimi vjen pasi Kina po rrit ndjeshëm presionin ushtarak mbi Tajvanin, duke përfshirë misione të përsëritura nga avionët luftarakë kinezë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit.
E pyetur për komentin e Tsai, Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Chiu Kuo-cheng u tha gazetarëve se ndërveprimet ushtarake Tajvan-SHBA ishin mjaft të shumta dhe mjaft të shpeshta dhe kishin vazhduar për një kohë të gjatë.
“Gjatë këtyre shkëmbimeve mund të diskutohet për çdo temë”, tha ai.
Tensionet mes Kinës dhe Taiwanit kanë ardhur në rritje të vazhdueshme, në lidhje me pavarësinë e tij. Ky i fundit pretendohet nga Kina si një nga territoret e saj, edhe pse Presidenti i vendit, Tsai Ing-Wen ka deklaruar se Taiëani është një komb i lirë. /arbresh.info/
Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...