Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, tha sot se Rusia po bombardon zonat e banuara në Ukrainë.
Ai paralajmëroi se “ne do të luftojmë për aq kohë sa të duhet për të çliruar vendin tonë”.
“Nata e kaluar në Ukrainë ishte brutale, përsëri të shtëna, përsëri bombardime të zonave të banuara, infrastrukturës civile. Sot nuk ka asnjë gjë në vend që pushtuesit të mos e konsiderojnë si objektiv të pranueshëm. Ata luftojnë kundër të gjithëve. Ata luftojnë kundër të gjitha gjallesave, kundër kopshteve, kundër ndërtesave të banimit dhe madje edhe kundër ambulancave”.
Ai tha se forcat ruse “po gjuanin raketa në të gjitha rrethet e qytetit në të cilat nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë asnjë infrastrukturë ushtarake”, raporton The Guardian, transmeton arbresh.info
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...