Presidenti ukrainas para deputetëve italianë: Jemi në prag të mbijetesës

13:46 | 22 Mars 2022
A Z

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u është drejtuar anëtarëve të parlamentit italian përmes një video-konference gjatë një seance të jashtëzakonshme plenare në Romë të Itali.

Ai u ka thënë deputetëve italianë se shteti i tij është në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë dhe ka paralajmëruar se Moska dëshiron të depërtojë në pjesën tjetër të Evropës, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters, transmeton arbresh.info

“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ata duan të hyjnë brenda, mirëpo barbarizmi nuk duhet të depërtojë”, ka thënë ai.