Marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë duke u përshkallëzuar edhe më tej, ka thënë për RT Dr. Rainer Rothfuss, një analist gjeopolitik.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar nga 3 milionë gjermano-turq që të mos votojnë për kancelaren Angela Merkel, Martin Schulz apo Partinë e Gjelëbër për shkak të qëndrimit kundër turqve, transmeton portali arbresh.info.
“Ju duhet t’u jepni atyre mësimin më të bukur duke siguruar të drejtën tuaj demokratike … Duhet të votoni për ata që nuk janë armiqësor ndaj Turqisë”, tha Erdogan të shtunën, njofton Hurriyet.
Komentet e Erdoganit nxitën një reagim të fortë nga Sigmar Gabriel, Ministri i Jashtëm gjerman, i cili e akuzoi Erdoganin për ndërhyrjen në procesin zgjedhor.
Erdogan iu ktheu atij duke i thënë diplomatit gjerman të “dijë kufijtë e tij”./Arbresh.info
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...