Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se po merr “hydroxychloroquine” për të shmangur coronavirusin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai u tha gazetarëve se filloi të marrë medikamente të malaries kohëve të fundit.
“Po përdor për rreth një javë e gjysmë dhe jam akoma këtu”, tha ai.
Nuk ka prova shkencore që “hydroxychloroquine” mund të luftojë coronavirusin, por janë duke u bërë prova klinike për të parë nëse është efektive.
I pyetur të hënën se cilat ishin argumentet e tij për përfitimet pozitive të këtij ilaçi, ai tha se ato ishin të pranishme.
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...
Inspektori komunal në Prishtinë kanoset dhe sulmohet fizikis...
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...