Presidenti amerikan Donald Trump, i cili prej kohësh ka kundërshtuar mbajtjen e maskës në publik, tani thotë se është “për maskat” dhe ato e bëjnë atë të duket si Lone Ranger.
Lone Ranger është një personazh filmi, ish-rojtar nga Teksasi i maskuar, i cili luftoi të jashtëligjshmit në Perëndimin e vjetër Amerikan me mikun e tij Tonto. Personazhi është quajtur një ikonë e qëndrueshme e kulturës amerikane, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info

Trump gjithashtu pohoi se maskat e fytyrës nuk kanë nevojë të bëhen të detyrueshme për të frenuar përhapjen e Covid-19.Ai përsëri parashikoi që infeksioni do të “zhdukej”, pasi SHBA kapi një rekord të ri prej 52 000 rastesh të të infektuarve në një ditë.
Vërejtjet e tij për Fox News vijnë një ditë pasi një republikan i lartë i bëri thirrje Trump të vinte një maskë si një shembull.
Tani SHBA ka gati 2.7 milionë persona të infektuar të konfirmuar me Covid-19 dhe më shumë se 128,000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili është duke ndjekur pandeminë. /arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...