Presidenti Donald Trump fali të hënën ish-guvernatorin demokrat të Ilinoit Rod Blagojevich, i cili u dënua për korrupsion për përpjekjen për të shitur vendin e liruar të ish-Presidentit Barack Obama në Senatin amerikan.
Rod Blagojevich u shkarkua nga detyra në vitin 2009 pasi prokurorët thanë se ai u përpoq të shiste vendin e Senatit të liruar nga zoti Obama, pasi ai i fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.
Duke folur në Shëpinë e Bardhë, ku nënshkroi vendimin për faljen, Presidenti Trump tha se Rod Blagojevich kishte përjetuar një “padrejtësi të tmerrshme”.
Presidenti Trump, gjatë mandatit të tij të parë, ia uli dënimin 14 vjeçar ish-guvernatorit Blagojevich. Zoti Blagojevich ishte shfaqur në emisionin televiziv të zotit Trump, “Celebrity Apprentice”, në vitin 2010 ndërsa ishte në pritje të gjyqit.
Gjykata e Lartë në vitin 2018 hodhi poshtë një apel të zotit Blagojevich për të ulur më tej dënimin e tij, i cili parashikohej të përfundonte në vitin 2026.
Rod Blagojevich është përpjekur ta paraqesë veten si viktimë e një ndjekjeje të tepruar dhe të motivuar politikisht nga forcat federale të ligjit, një akuzë që dukej se bëri jehonë tek Presidenti Trump./voa
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...