Presidenti i Rumanisë, Klaus Johannis, ka bërë të ditur se ka vendosur që të garojë për pozitën e kreut të Aleancës Veri-Atlantike – NATO.
“Kam vendosur që të marrë pjesë në garën për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s”, ka thënë Johannis, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Mendoj që NATO ka nevojë që t’i ripërtërijë pikëpamjet rreth misionit të saj. Evropa Lindore ka një kontribut të vlefshëm në diskutimet dhe vendimet e NATO-s”, ka shtuar ai.
Për pozicionin e kreut të NATO shumë vende anëtare e mbështesin kryeministrin holandez, Mark Rutte.
Ndërkaq Rumania është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman