Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas i ka bërë thirrje grupit militant Hamas, t’i dorëzojë armët Autoritetit Palestinez dhe të lirojë pengjet që i mban ende në Rripin e Gazës.
Hamasi ka refuzuar thirrjet në muajt e fundit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për të lënë armët. Abbas i ka bërë komentet e tij në një fjalim gjatë një takimi në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, në të cilin ai pritet të emërojë një pasardhës, pjesë e përpjekjeve për t’iu përgjigjur dyshimeve ndërkombëtare mbi qëndrueshmërinë e Autoritetit Palestinez në një moment kritik për rajonin.
“Hamasi duhet t’i dorëzojë përgjegjësitë e tij në Gaza, t’ia dorëzojë armët autoritetit Palestinez dhe të shndërrohet në një parti politike”, ka thënë Abbas.
Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane