Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka mirëpritur përpjekjet e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të negociuar një zgjidhje për Lindjen e Mesme.
Pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, Abbas tha se palestinezët janë të gatshëm të bashkëpunojnë për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, transmeton portali arbresh.info.
Abbas i cili u takua me Trump në Uashington gjatë javës së kaluar, ka shprehur gatishmëri që të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, nën patronazhin e presidentit amerikan.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Amerika ndërmjet dy palëve dështuan mes akuzave të ndërsjella në prill të vitit 2014.
Putin gjithashtu ka theksuar se do të vazhdojë përpjekjet për të ndihmuar rivendosjen e negociatave të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Palestinës./Arbresh.info
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...