Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fuqitë botërore

18:17 | 21 Shkurt 2026
Q L

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka thënë se vendi i tij nuk do të përkulet ndaj presionit nga fuqitë botërore gjatë negociatave bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

“Fuqitë botërore po rreshtohen për të na detyruar të ulim kokën, por ne nuk do ta bëjmë këtë pavarësisht të gjitha problemeve që po na krijojnë”, tha Pezeshkiyan në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

Në të njëjtën kohë, studentët iranianë brohoritën slogane antiqeveritare gjatë një tubimi kushtuar viktimave të valës së fundit të demonstratave, raportuan të shtunën mediat lokale.

Qytetarët e Iranit nxorën përsëri slogane proteste këtë javë, duke shënuar 40-vjetorin që nga vdekja e mijëra njerëzve, ndërsa demonstratat arritën kulmin më 8 dhe 9 janar.

Sipas analizave të mediave botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e një konflikti serioz me Iranin nëse negociatat nuk rezultojnë në një marrëveshje.

Më parë ishte raportuar se po planifikohet një operacion afatgjatë, disa-javor, kundër Iranit, i cili mund të përfshijë sulme ndaj objekteve të sigurisë dhe infrastrukturës bërthamore të vendit.

Aktualisht, forcat kryesore luftarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon janë të vendosura në anije luftarake dhe avionë luftarakë, dhe çdo fushatë më e gjerë bombardimi do të mbështetej nga bombarduesit e stacionuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme