Presidenti i Parlamentit gjerman gjatë hapjes së zgjedhjeve për kreun e ri të shtetit paralajmëroi presidentin amerikan, Donald Trump kundër drejtimit izolacionist që po i jep vendit të tij.
“Të gjithë ata që bëjnë thirrje për t’u izoluar në vend që të vazhdojnë hapjen me botën nuk duhet të habiten nëse të tjerët bëjnë të njëjtën gjë me ata”, tha Norbert Lammert ndërkohë që kritikoi thirrjet e Trump “America first”.
Deklaratat e Lammert u pritën me duartrokitje të forta nga shumica e 1 260 delegatëve, përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel, të mbledhur për të zgjedhur presidentin e ri gjerman.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...