Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, e quajti Zotin “budalla”, duke shkaktuar zemërim në vendin me shumicë katolike.
Në një fjalim televiziv, ai kritikoi historinë e Adamit dhe të Evës dhe logjikën prapa konceptit të krishterë të mëkatit.
Duterte është i njohur për deklaratat e tij të ashpra dhe sulmet e pafiltruara ndaj rivalëve të tij. Derisa kisha dhe shumë qytetarë i dënuan deklaratat e tij, zyra e presidentit tha se ai ka shprehur bindjet personale.
Duterte, në të kaluarën, ka kritikuar edhe Papën.
Komentet e fundit, ai i bëri në Davao, qytetin që ka qeverisur përpara se të kandidonte për president.
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...