
Philippine President Rodrigo Duterte listens to a reporter's question during a news conference before he departs for a visit to Thailand and Malaysia at the Ninoy Aquino International airport in Paranaque, Metro Manila in the Philippines, November 9, 2016. REUTERS/Erik De Castro - RTX2SSPX
Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte i është nënshtruar një testi për koronavirusin e ri (COVID-19) pasi është takuar me zyrtarë të kabinetit të cilët janë vendosur në karantinë pasi kanë pasur kontakt me persona të infektuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Senatori Christopher Lawrence “Bong” Go tha në një deklaratë se Duterte nuk ka shfaqur simptome të sëmundjes, por ka dashur të jetë i sigurtë për shëndetin e tij dhe të vazhdojë ndërveprimin me popullin.
“Duke pasur parasysh se anëtarët e kabinetit me të cilët jemi takuar rregullisht kanë pasur kontakt me persona që kanë rezultuar pozitiv në testet për COVID-19, për ne është kujdes që të marrim masat në përputhje me rekomandimet e zyrtarëve tanë shëndetësorë”, tha Go.
Ai tha se edhe vetë i është nënshtruar testeve dhe se rezultatet e Dutertes pritet të shpalosen brenda 48 orëve.
Duterte më herët ka pezulluar udhëtimet e tij jashtë vendit për shkak të pandemisë.
Të paktën nëntë anëtarë të kabinetit qeveritar, përfshirë ministrin e Financave Carlos Dominguez, janë vetëkarantinuar pasi u gjet se kishin qenë në ambiente të njëjta me persona të infektuar.
Në karantinë shtëpiake po ashtu janë vendosur edhe disa kryebashkiakë dhe senatorë për shkak të kontakteve me persona të prekur nga virusi.
Në Filipine deri më tani janë konfirmuar 52 raste me COVID-19, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.
Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan, Kinë, ndërsa ka shkaktuar deri tani mijëra të vdekur në mbarë botën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli koronavirusin e ri pandemi globale.
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...