Presidenti brazilian Michel Temer ka marrë miliona dollarë ryshfet që nga viti 2010, thuhet në dëshminë e lëshuar nga Gjykata e Lartë.
Dëshmia e pranimit të fajit erdhi nga bosët e një firme gjigande të paketimit të mishit, transmeton portali arbresh.info
Nëse një akuzë e tillë konfirmohet, administrate e Michel Temer mund të goditet ashpër, edhe pse ai është zotuar të dëshmojë në pafajësinë e tij.
Ai tashmë është duke u përballur me akuzat se ka paguar një dëshmitar që të hesht rreth një skandali të madh korrupsioni.
Joesley Batista, kryetari i kompanisë JBS, pretendon se Temer u pagua më shumë se 2.5 milion dollarë (9 milion reais) gjatë shtatë viteve të fundit për fushatën zgjedhore dhe për të paguar aleatë.
Një tjetër drejtor i kompanisë thotë se 4,6 milionë dollarë u janë shpërndarë aleatëve të Michael Temer në vitin 2014 nën maskën e donacioneve zyrtare të fushatës zgjedhore.
Partitë opozitare në Brazil tashmë kanë filluar të kërkojnë që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...