Mediat në Brazil konfirmuan sot se presidenti i vendit Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mbrëmjen e djeshme Bolsonaro ishte vizituar në spital për një kontroll të mushkërive dhe për të bërë testin e virusit të frikshëm, pas shfaqjes së simptomave përfshi edhe ethe. Por në kontrollin e mushkërive ai kishte rezultuar “i pastër”.
Bolsonaro ka anuluar tashmë të gjitha aktivitetet zyrtare.
“Presidenti për momentin është në shëndet të mirë por do të mbetet në rezidencën e tij”, thanë përfaqësuesit.
Javët e fundit disa nga ndihmësit e Bolsonaro-s ishin infektuar me Covid-19, ndërsa presidenti shpeshherë është parë duke refuzuar masat mbrojtëse të koronavirusit si mbajtja e maskës apo distancimi social.
Bolsonaro shpeshherë ka tentuar të mos i japë rëndësi pandemisë duke e quajtur vetëm një “grip i vogël” dhe duke kritikuar guvernatorët lokalë për bllokadat e izolimit që sipas tij shkaktojnë humbje të vendeve të punës.
Brazili ka numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit në Amerikën Latinë dhe në total renditet i dyti vetëm pas SHBA.
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...