Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa të dielën u bëri thirrje vendeve që “menjëherë dhe urgjentisht” të anulojnë ndalimet e udhëtimit shkencërisht “të pajustifikuara” të lidhura me zbulimin e variantit të ri të koronavirusit Omicron, raporton France24.
Dhjetra kombe nga Evropa në Azi e kanë futur në listën e zezë Afrikën e Jugut dhe fqinjët e saj që kur shkencëtarët afrikano-jugorë vendosën Omicron më 25 nëntor.
Ndalimet e fluturimeve kanë zemëruar disa liderë afrikanë.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha atyre vendeve që kanë vendosur ndalime udhëtimi ndaj vendit tonë dhe vendeve tona tjera të Afrikës së Jugut që të ndryshojnë menjëherë dhe urgjentisht vendimet e tyre,” tha Ramaphosa në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit pas zbulimit të javës së kaluar të variantit të ri./express.mk/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...