Presidenti amerikan, Joe Biden, ka në plan që të martën të presë familjen e George Floyd në Shtëpinë e Bardhë, derisa në po atë ditë shënohet njëvjetori i vdekjes së afro-amerikanit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Floyd, 46-vjeçar, vdiq pas një oficer policie në Minneapolis ia vendosur gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë një arrestimi.
Vrasje e tij më 25 maj të vitit 2020, shkaktoi protesta me muaj në të gjithë SHBA-në, kundër brutalitetit të dyshuar të policisë dhe racizmit.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, deklaroi të premten se Biden do ta shënonte ditën por që nuk dha specifikat.
Një juri e shpalli ish-oficerin Derek Chauvin fajtor për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim pas një gjykimi tre-javor.
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...
PDK-ja kundër propozimit të LVV-së për shmangie të procedurë...
Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbi...