Shtëpia e Bardhë në një njoftim zyrtar tha se Uashingtoni është pajtuar për të mos ngritur tarifat ndaj produkteve kineze në janar.
Po ashtu, tarifa e vendosur prej 10 përqind për 200 miliardë dollarë vlerë produkte të Kinës, nuk do të ndryshojë.
Edhe zëvendësministri i Tregtisë në Qeverinë e Kinës, Ëang Shouëen, tha se të dy liderët kanë vendosur të mos zgjërojnë tarifat.
Marrëveshja u arrit pas më shumë se dy orë bisede në një darkë në mes të dy liderëve, të mbajtur në kuadër të samitit G20 të liderëve në Argjentinë.
Lufta tregtare në mes të dy vendeve filloi këtë vit kur Trump vendosi tarifa ndaj çelikut të importuar nga Kina me vlerë më të madhe se 250 miliardë, si dhe produkte të tjera. Këto tarifa ndikuan edhe në tregun ndërkombëtar.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje