Dita e madhe e zgjedhjeve presidenciale në ShBA, më 5 nëntor po afron, dhe qytetarët e Wisconsin po shfrytëzojnë mundësitë për të votuar para kësaj date. Një trend i dukshëm është se shumë votues kanë vendosur të shprehin preferencat e tyre politike disa javë para ditës zyrtare të zgjedhjeve.
Një garë e fortë mes republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris po vazhdon të ngjallë pasione të ndryshme mes votuesve, raporton Klan Kosova.
Raymond Lathrop, një mbështetës i Trumpit, thekson se e voton atë për aftësitë menaxheriale, duke thënë: “Ky vend duhet të drejtohet si një biznes. Dhe ai është një biznesmen”.
Nga ana tjetër, Maria Rodriguez, një votuese e Harrisit, thekson rëndësinë e identitetit të saj, duke thënë: “Si një grua me ngjyrë, dua që trupi im të jetë zgjedhja ime”.
Të drejtën e votimit të hershëm e kanë shfrytëzuar edhe lojtarët dhe stafi i ekipit të NBA-së, San Antonio Spurs. Në ditën e parë të sezonit të ri, ata vendosën të votojnë përpara se të kenë më shumë angazhime.
Trajneri i ekipit, Gregg Popovich, inkurajoi të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke theksuar: “Është një përgjegjësi dhe një e drejtë që të gjithë e kanë”.
Sipas “Edison Research”, rreth 18 milionë amerikanë kanë shfrytëzuar mundësinë e votimit të hershëm deri tani. Në zgjedhjet e vitit 2020, mbi 150 milionë njerëz votuan për kandidatët e tyre para ditës zyrtare, që ishte më 3 nëntor.
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...