Një agjent i forcave patrulluese kufitare është arrestuar në shtetin e Teksasit, pas dyshimeve për vrasjen e 4 femrave. Oficerët nisën kërkimet për Juan David Ortiz në qytetin e Laredos, pasi një femër tjetër pretendon t’i ketë shpëtuar atij dhe të ketë kërkuar ndihmë nga policia lokale.
Ortiz, i cili ka punuar prej gati një dekadë për forcat kufitare, fillimisht u arratis, por më pas u arrestua në një vendparkimi të një hoteli. Emrat e 4 viktimave nuk janë zbuluar ende, por policia njofton se ato ishin punonjëse seksi.
Sherifi i kantonit Webb, Martin Cuellar tha se policia beson që Ortiz të ketë vepruar i vetëm e të mos ketë bashkëpunëtorë në krim. “I tërë kantoni, por edhe qyteti ynë mund të jetë i qetë tashmë, pasi ne e kemi kapur vrasësin serial”, tha Cuellar.
Dy prej viktimave të tij u gjetën në fillim të muajit në një zonë rurale pranë një autostrade, ndërsa dy të tjerat u gjetën në të njëjtën zonë gjatë ditëve të fundit, sipas raportimeve lokale. Një grua 42-vjeçare u gjet e plagosur të enjten, por ndërroi jetë në spital.
Prokurori i qarkut, Isidro Alaniz i përshkroi vrasjet si një “rast tmerrues”, teksa konfirmoi se Ortiz do të përballet tashmë me 4 akuza për vrasje dhe një për pengë marrje. Sipas tij, shkaku i vdekjeve të të 4 grave ishin të ngjashme, pasi ato punonin si punonjëse seksi, por hetuesit po punojnë ende për të zbuluar motivet e vrasjeve. Dy prej viktimave ishin shtetase amerikane, ndërsa njëra prej grave ishte trans seksuale.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...