Rreth 2,800 zjarrfikës kanë luftuar me zjarret e shumta në Portugalinë qendrore dhe veriore në mes të valës së të nxehtit, duke e shtyrë qeverinë të marrë vendim për “gjendje të emergjencës”.
Të dielën, qeveria portugeze lëshoi një “gjendje emergjence” kombëtare, e cila vë në gatishmëri shërbimet e shpëtimit. Është mbi gjendjen e alarmit, por nën gjendjen e fatkeqësisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme, transmeton portal arbresh.info
Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se rreth 1,500 zjarrfikës po luftonin me flakët në komunat Ourem, Pombal dhe Carrazeda de Ansiaes.
“Zjarri është afruar rreth 50 metra nga shtëpitë e banimit”, tha për agjencinë e lajmeve AFP pensionistja Donzilia Marques, nga fshati Travessa de Almogadel në Portugalinë qendrore.
Për shkak të zjarreve kanë mbetur të plagosur 40 zjarrfikës dhe disa civilë. Shumica u trajtuan në vend për probleme me frymëmarrjen ose rraskapitje.
Më shumë se 700 ushtarë u dërguan në zonë të dielën pasi zjarret shkatërruan rreth 1500 hektarë bimësi, tha agjencia e Mbrojtjes Civile.
Zjarret kanë rënë në disa zona që nga e enjtja, duke shkatërruar të paktën dy shtëpi. Gati 250 zjarre u raportuan të kenë filluar të premten dhe të shtunën.
Portugalia është duke u përballur me temperature të larta që arrijnë mbi 40 gradë Celsius, ndërsa pritet që temperaturat të rriten këtë javë.
Shkencëtarët thonë se ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit dhe thatësirat janë të lidhura me krizën klimatike. Ato pritet të bëhen edhe më të shpeshta, më të zgjatura dhe më intensive në të ardhmen./arbresh.info/
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...