Yllit të filmave pornografikë, Stormy Daniel, e cila ka theksuar se kishte aferë me Presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump, i ishtë bërë një test poligrafik në vitin 2011 për të njejtën çështje.
Sipas testit të gënjeshtrës, thuhet se ajo kishte kryer marrëdhënie intime të pambrojtura me Donald Trump në vitin 2006 dhe sipas testit poligrafik del që dëshmia e saj është e vërtetë, transmeton portali arbresh.info
Testi i publikuar nga CBS Neës ka zgjuar “hov” të ri në mediat amerikane lidhur me këtë çështje.

Trump është martuar me Melania Trump në vitin 2005 dhe në mënyrë kategorike e ka mohuar aferën me pornostaren.
Avokatët e presidentit i kanë kërkuar pornostares 20 milionë dollarë dëmshpërblim nga aktorja, duke thënë se ajo ka prishur një marrëveshje heshtjeje, të cilën ajo e ka quajtur të pavlefshme.
Testet poligrafike janë të papranueshme në gjykatë si dëshmi në shumë shtete amerikane./Arbresh.info/
BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...