Popullsia e Turqisë në vitin 2021 u rrit me më shumë se 1 milion banorë në krahasim me vitin e kaluar duke tejkaluar 84.6 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) ka publikuar “Rezultatet e Sistemit të Regjistrimit të Popullsisë 2021 bazuar në Vendbanime”.
Sipas këtyre të dhënave, popullsia e vendit, e cila arriti në 83.614.362 banorë në vitin 2020, u rrit me 1.065.911 banorë vitin e kaluar dhe tani arrin në 84.680.273.
Përqindja e popullsisë së gjinisë mashkullore është 50.1 për qind (42.428.101 persona) ndërsa përqindja e popullsisë së gjinisë femërore është 49.9 për qind (42.252.172 persona).
Norma vjetore e rritjes së popullsisë në vitin 2020 ishte 5.5 në 1.000 banorë ndërsa në vitin 2021 u rrit në 12.7 për 1.000 banorë.
Shkalla e popullsisë urbane ishte 93 për qind në vitin 2020 dhe e njëjta u rrit në 93.2 për qind në vitin 2021.
Shkalla e atyre që jetojnë në zonat rurale është ulur nga 7 për qind në 6.8 për qind.
Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment...
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...