Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK-TurkStat) popullsia e përgjithshme e Turqisë në vitin 2019 ka qenë 83 milion 154 mijë 997 banorë.
Popullsia e Turqisë në vitin 2019 u rrit me 1 milion e 151 mijë e 115 banorë krahasuar me vitin 2018 dhe arriti në 83 milionë e 154 mijë e 997 banorë, transmeton arbresh.info.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK-TurkStat) shpalli rezultatet e “Sistemit të regjistrimit të popullsisë bazuar në adresën e banimit” për vitin 2019.
Sipas rezultateve në fjalë popullsia e Turqisë, e cila në vitin 2018 kishte arritur në 82 milionë e 3 mijë e 882 banorë vitin e kaluar [2019], u rrit me 1 milion e 151 mijë e 115 persona dhe arriti në 83 milionë e 154 mijë e 997 banorë.
Raporti i meshkujve është 50,2% (ose 41 milionë e 721 mijë e 136), ndërsa raporti i femrave është 49,8% (ose 41 milionë e 433 mijë e 861).
Ndërkaq raporti i popullsisë urbane nga 92,3% (i popullsisë së përgjithshme) që ka qenë në vitin 2018, në vitin 2019 është rritur në 92,8%. Kurse raporti i popullsisë rurale (qyteza dhe fshatra) është 7,2%./arbresh.info/
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...
Haxhiu viziton Myftiun Tërnava dhe uron qytetarët për Fitër ...
Kreu i AAK-së viziton BIK-un dhe përcjell urime për festën
Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rën...
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...
Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë