Qeveria e Venezuelës njoftoi sot se një grup ushtarësh të lidhur me opozitën kanë nisur një tentativë për grusht shteti dhe se po bëhen përpjekje për shtypjen e tentativës.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i ka ftuar qytetarët të dalin në rrugë në mbështetje të rendit kushtetues pas tentativës për grusht shteti të udhëhequr nga lideri opozitar Juan Guadio, i cili më herët është vetëshpallur president i përkohshëm.
Në një deklaratë në median sociale, Maduro tha se është takuar me komandantët dhe se ata kanë shprehur besnikërinë e tyre të plotë ndaj kushtetutës dhe popullit.
“U takova me të gjithë komandantët që treguan besnikërinë e plotë ndaj popullit, kushtetutës dhe atdheut. E ftoj popullin në rrugë për të siguruar fitoren e paqes dhe për të mbrojtur rendin kushtetues. Do të fitojmë!”, tha Maduro.
Në anën tjetër, kundër përpjekës për grusht-shtet kanë dal edhe Federata “Zëri i Popullit”, një strukturë që ka mbi 1200 shoqata të ndryshme në Venezuelë.
“Jemi kundër çdo ndërhyrjeje jashtëligjshme ndaj strukturave shtetërore të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike, nuk do të dorëzojmë kombin tonë, nuk do të nënshtrohemi gjakpirësve imperialiste”
Ndryshe, administrata amerikane ka njoftuar mbështetjen e plotë për tentativën e grushtit të shtetit të udhëhequr nga Juan Guaido, i cili është vetëshpallur si “president i përkohshëm” në Venezuelë.
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë