Zyrtarët polakë kanë refuzuar ofertën e një sistemi të mbrojtjes ajrore nga Gjermania, duke thënë se do t’i jepej më së miri Ukrainës.
Në fillim të kësaj jave, Gjermania i ofroi Polonisë avionë Eurofighter dhe sisteme mbrojtëse Patriot për të ndihmuar Varshavën të mbrojë hapësirën e saj ajrore.
Sipas Sky News mendohej se Gjermania po e shqyrtonte ofertën nga Gjermania, por ministri i mbrojtjes Mariusz Blaszczak deklaroi për vendimin e marrë.
“Pas sulmeve të mëtejshme raketore ruse, i kërkova Gjermanisë që bateritë Patriot të ofruara në Poloni të transferoheshin në Ukrainë dhe të vendoseshin në kufirin e saj perëndimor. Kjo do të mbrojë Ukrainën nga vdekjet dhe ndërprerjet e mëtejshme dhe do të rrisë sigurinë në kufirin tonë lindor.”
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes