Presidenti polak Andrzej Duda kërkon debat kushtetues dhe rishikimin e dokumentit themeltar të vendit, duke ngjallur frikën e opozitës nga vendosja e një sistemi autoritar.
Me pretendimin e ndryshimit të sistemit politik, Duda ka habitur edhe vetë mbështetësit e tij, të cilët e shihnin si krejtësisht të varur nga mentori i vetë politik, Jaroslaw Kaczynski.
44-vjeçarin e propozoi në krye të shtetit pikërisht kryetari i Partisë qeveritare Nacional-Konservatore. Që prej zgjedhjes president majin e 2015-s, Duda nuk ishte shquar për ndonje iniciativë vetjake madhore.
Tani, ai këmbëngul se qytetarët duhet të shprehen “nëse janë të kënaqur me sistemin aktual politik e nëse ka nevojë për ndryshime”. “Polonia duhet të jetë një shtet ku të mos lejohet një “kastë” e privilegjuar qytetarësh”, deklaroi ai.
Ndërkohë, opozita shprehet e shqetësuar dhe ka tërhequr vëmendjen tek kufizimi i ndarjes së pushteteve dhe për mënyrën e veprimit të qeverisë kundër Gjykatës Kushtetuese, transmeton tch.
Sipas saj, një projekt-kushtetutë si ajo, e prezantuar kohë më parë prej partisë së Kazinskit, ku lihej e hapur mundësia e forcimit të pozitave të presidentit, do të sillte fundin e shtetit demokratik dhe laik.
Një tjetër vend anëtar i Bashkimit Europian, Kroacia, sapo kaloi një moment të vështirë të qeverisjes. Unioni Demokratik Kroat, HDZ, arriti ta ruajë pushtetin pasi e provoi se e gëzon ende mazhorancën parlamentare, duke shmangur zgjedhjet e parakohshme në muajin qershor.
Përmes zgjedhjes së një anëtari të tij si kryetar i ri Parlamentit, HDZ-ja tregoi se vazhdon ta ketë të sigurtë shumicën pas seancës së trazuar të ditës së enjte, kur ministri i saj i Financave me shumë vështirësi arriti t’i mbijetonte një vote mosbesimi./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen