Numri i migrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin nga Bjellorusia në Poloni, ka rënë për gati dy të tretat qëkur autoritetet polake kanë ndërtuar një mur përgjatë kufirit.
Agjencia e kontrollit kufitar e Polonisë tha të hënën se ka regjistruar 1,766 përpjekje për të kaluar kufirin në mars.
Në qershor, numri ra në 596, sipas një zëdhënësi të cituar nga agjencia e lajmeve PAP.
Polonia ka thënë në fund të qershorit se ka përfunduar një mur të çelikut përgjatë kufirit me Bjellorusinë, për të ndaluar fluksin e migrantëve të paligjshëm.
Dhjetëra mijëra migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë bërë përpjekje të hynë në Poloni – shtet anëtar i Bashkimit Evropian – nga territori bjellorus, vitin e kaluar, kanë thënë autoritetet polake.
Ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Kaminski, ka thënë më 30 qershor se ndërtimi i murit prej çeliku, 5.5 metra i lartë dhe 186 kilometra i gjatë, “do të na ndajë nga diktatura e zymtë e [udhëheqësit bjellorus, Alyaksandr] Lukashenka”, të cilin Perëndimi e fajëson për nxitjen e fluksit të migrantëve.
Kufiri që ndan dy vendet, në fakt, është 418 kilometra i gjatë, por pjesa më e madhe e tij është e mbuluar nga uji.
Polonia dhe shtete të tjera të BE-së kanë thënë se Lukashenka e ka orkestruar krizën me migrantë, së bashku me aleatin e tij, presidentin rus, Vladimir Putin, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet që i ka vendosur Perëndimi regjimit bjellorus, pas shtypjes së protestave antiqeveritare, në vitin 2020.
Bjellorusia i ka mohuar akuzat se ka prodhuar krizën kufitare./rel/
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje