Pishina më e thellë në botë,do të hapet në Poloni në fund të këtij viti, ndërsa pritet të ketë thellësi prej 45 metrave, përcjell Alsat.
Deepspot- në qendrën e qytetit të Polonisë i njohur si Mszczonow, i cili është rreth 40 kilometra larg kryeqytetit Warsaw- do ti hap dyert e saj për publikun në vjeshtë, kurse sasia e ujit do të jetë ekuivalent me 27 pishina normale.
Sipas mediave lokale,pishina do të jetë 45 metra e thellë. Kjo do të thotë se do të jetë 5 metra më e thellë se rekordi i deri tanishëm që mbahet nga pishina në qytetin Montegrotto Terme.
Rreth 8000.000 litra ujë do të përdoren për të mbushur pishinën DeepSpot.
Raportohet se do të konstruktohet nga e njëjta kompani e cila e ndërtoi Flyspot- simulatorin e njohur në Poloni.
Pishina do të perfshijë një tunel ndërujor,dhoma hoteli, restaurante dhe dhoma te konferencave.
Deepsopt do të jetë e hapur për të gjithë, jo vetëm për zhytësit ndërujor.
Por si duket rekordi i pishinës më të thellë në botë, do të mbijetoj vetëm 6 muaj, pas paralajmërimeve të inxhinerit John Vickers, se në Colchester të Britanisë do të ndërtohet pishina me thellësi prej 50 metrave. Ky projekt është planifikuar nga shtatori i vitit 2014.
“Doja ti kaloja kufijt, të shkoj me larg nga ajo se çka pritet , të planifikoj për të ardhmen, jo vetëm për sot”, theksoi John Vickers.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...