Një grup i vogël protestuesish kanë bllokuar hyrjen e Parlamentit polak, hollin kryesor të të cilit vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar udhëheqësit e opozitës. Qeveria i akuzon këta të fundit se po përpiqen të marrin në duart e tyre pushtetin.
Ngërçi më i madh politik i vendit, prej vitesh të tëra, nisi të premten kur ligjëvënës opozitarë kundërshtuan planet e partisë në pushtet “Ligj dhe drejtësi” për të reduktuar qasjen e medias në Parlament dhe bllokuan sallën pak përpara se të votohej buxheti.
Anëtarët e lëvizjes “Platforma qytetare” e kanë pushtuar podiumin me radhë, e thonë se do të qëndrojnë aty për ditë të tëra.
Deputetët e partisë “Ligj dhe drejtësi” janë zhvendosur në një zonë tjetër, ku ndalohet hyrja e gazetarëve, e kjo nxiti akuzat se e kanë miratuar në mënyrë të paligjshme buxhetin e 2017-s, duke shkelur kështu Kushtetutën.
Kryeministrja Beata Szydlo deklaroi se, kjo protestë është thjesht një angullimë e opozitës, që humbi zgjedhjet e 2015-s pas 8 vitesh qeverisjeje./tch/Arbresh.info
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...