Politikani liberal serb, Cedomir Jovanovic, ka reaguar pas ngjarjeve në Ukrainë dhe agresionit rus e sulmeve ndaj territoreve ukrainase.
Jovanovic në profilin e tij ka vendosur flamurin e Ukrainës në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas, derisa ka vendosur përshkrim disa vargje në përkrahje të Ukrainës.
“Lavdia dhe liria e Ukrainës nuk kanë vdekur ende, Fati do të na buzëqeshë, vëllezër të rinj. Armiqtë tanë do të vdesin si vesa në diell, Le të mbretërojmë në anën tonë, vëllezër.
Ne do të japim shpirtin dhe trupin tonë për lirinë tonë. Dhe ne do të tregojmë se ne, vëllezër, jemi nga familja Kozak. Ka ende liri dhe lavdi në Ukrainë,
Fati, vëllezër të rinj, do t’ju bëjë akoma të buzëqeshni. Armiqtë tanë do të vdesin si vesa në diell, Ne do të sundojmë vëllezër në atdheun tonë” thuhet nw shkrimin e vendosur nga Jovanovic./arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...