Në Jerusalem, një incident ka ndodhur në Knesset, parlamentin izraelit.
Ayman Odeh, një anëtar i partisë opozitare Hadash, e cila bashkon arabët dhe hebrenjtë, kritikoi ashpër ofensivën ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, përcjell Telegrafi.
“Lufta po vazhdon për një vit e gjysmë, në të cilën ju keni vrarë 19.000 fëmijë, 53.000 palestinezë, keni shkatërruar të gjitha universitetet dhe spitalet”, tha Odeh.
“Dhe për ju nuk ka fitore politike. Ju ndjeni se nuk ka fitore politike. Prandaj po çmendeni”, shtoi opozitari, i cili pas kësaj u pengua nga të folurit më tej dhe u mor me forcë nga rojet.
Ndryshe, javët e fundit, Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Gazës, e cila kërcënohet nga një krizë e madhe humanitare për shkak të urisë, dhe Izraeli nuk lejon që ndihma e konsiderueshme të hyjë në enklavën palestineze.
Që nga fillimi i luftës në Gaza pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, në të cilin u vranë 1300 njerëz dhe disa qindra u arrestuan, më shumë se 50,000 njerëz, kryesisht fëmijë, gra dhe civilë, kanë vdekur në bombardimet izraelite në Gazë.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...