Udhëheqësi i partisë daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs (Linja e fortë), Rasmus Paludan, dogji një kopje tjetër të librit të shenjtë musliman Kuranit të enjten nën mbrojtjen e policisë në Suedi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Paludan, i cili ka shtetësi të dyfishtë daneze dhe suedeze, kohët e fundit ka djegur kopje të Kuranit në rajonet Frölunda, Boras dhe Trollhättan të provincës jugperëndimore Västergötland, në të cilat banojnë muslimanë.
Rreth 100 oficerë policie dhe dhjetë oficerë me rroba civile nga agjencia suedeze e inteligjencës SAPO kanë shoqëruar Paludan-in për ta mbrojtur atë nga kundërdemonstruesit.
Paludan e ka djegur librin e shenjtë në qytete të ndryshme të Danimarkës që nga viti 2017.
Ai vazhdoi provokimet e tij nën mbrojtjen e policisë gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit të këtij viti pranë lagjeve dhe xhamive të banuara nga muslimanët.
Protesta shpërthyen në qytetet Malmo, Norrkoping dhe Jonkoping, si dhe në kryeqytetin Stokholm, me çka u dëmtuan 125 automjete policie dhe 34 oficerë u plagosën, ndërsa 13 persona u arrestuan.
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...