Zyrtarët pakistanezë thonë se do të hetojnë akuzat që policia ka kryer një vrasje jashtëgjyqësore të një burri të akuzuar gabimisht për vrasjen e një fëmije.
Policia qëlloi Mudasir, i akuzuar për vrasjen e pesë vjeçares Iman Fatima, në muajin shkurt të vitit të shkuar, duke thënë se ai tentoi të arratisej, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, sipas hetimit të BBC Newsnight është zbuluar që autori i vërtetë i krimit është ende në liri.
Testet e ADN-së sugjerojnë që Iman është vrarë nga i njëjti i dyshuar për vrasjen e një fëmije këtë muaj.
Përdhunimi dhe vrasja e gjashtë vjeçes Zainab Ansari më parë këtë muaj nxitën zemërim dhe protesta në të gjithë Pakistanin.
Policia që punon për hetimin e vrasjes së Zainab ka zbuluar gjurmë të ADN-së që përputhen me ato që gjenden në shtatë sulme të tjera ndaj vajzave të reja në të njëjtin qytet.
Nga shtatë viktimat e sulmeve, katër – përfshirë Imanin – u vranë./Arbresh.info/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...