Policia spanjolle në Kataluni (Mossos d’Esquadra) goditi një klan të mafisë shqiptare që operonte në këtë zonë, e përfshirë në kultivimin e plantacioneve të drogës dhe trafikut të saj.
Ndërhyrja u krye nga forcat speciale në zonën e Camp de Tarragona dhe Terres de l’Ebre dhe u ndanë gjithashtu pamjet e aksionit ku morën pjesë dhjetëra forca.
Dy persona u arrestuan dhe të tjerë janë në kërkim apo hetim për rastin, teksa media spanjolle e cilësoi “një goditje të mafisë së marihuanës”.
Objektiv ishte goditja e grupeve kriminale që kanë ngritur “ferma bari” të shumta dhe e kanë kthyer Katalonjën në “kopshtin narkotik të Evropës”.
Gjithashtu raportohet se krerët më të lartë të shtetit kanë urdhëruar zhvillimin e kontrolleve të përditshme të territorit dhe aksioneve për goditjen e këtij fenomeni kriminal, që ka shqetësuar prej vitesh Spanjën.
Zona e Ebro dhe Salou konsiderohen më të preferuarat për organizatat kriminale shqiptare, kjo edhe sipas këshillimit nga kimistët, për shkak të vendndodhjes dhe klimës.
“Krerët e këtyre organizatave, ndonëse nuk janë udhëheqës të lartë, mbajnë pozicione pushteti në mafinë e marihuanës, zgjedhin të banojnë dhe të jetojnë në këto zona”, informon media, shkruan ReportTV.
Duhet theksuar se shumica e të arrestuarve në Katalonjë për këtë lloj plantacioni janë shqiptarë, përpara atyre të arrestuarve me kombësi marokene dhe spanjolle.
Në Salou janë bastisur shtëpi private, duke rezultuar në të paktën dy arrestime. Megjithatë, në zonën Terres de l’Ebre, hyrjet janë kthyer në plantacione.
Por deri më sot, Mossos d’Esquadra nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi këtë operacion.
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...