Policia spanjolle ka arrestuar dy persona të akuzuar për lidhjet e tyre me Shtetin Islamik, ndërsa personi i tretë është akuzuar për përhapjen e mesazheve militante islamike në mediat sociale.
Dy të arrestuarit janë me origjinë marokene dhe besohet se kanë komunikuar me drejtuesit e grupit xhihadist dhe se kanë shpërndarë materialet e rekrutimit në rrjetet sociale nga shtëpitë e tyre në Gijon dhe San Sebastian, transmeton koalb.com.
Përsoni i tretë është një spanjoll 38-vjeçar, i cili në rrjetet sociale ka lavdëruar punën e militantëve të Shtetit Islamik. Ai u arrestua në qytetin verior të Manresa.
Spanja ka rritur masat e sigurisë mënjeherë pas sulmeve të Parisit në vitin e kaluar. Policia spanjolle ka arrestuar gjithsej 37 personave këtë vit të dyshuar për lidhjet e tyre me militantët islamikë.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...