Forcat saudite të sigurisë kanë vrarë një militant të dyshuar të Shtetit Islamik në momentin kur ai nxori një armë ndaj një patrulle policie në Riad. Një person tjetër është arrestuar.
Patrulla ishte duke u përpjekur të kontrollonte një ankesë që një banor i një banese në kryeqytet kishte shfaqur mbështetje ndaj Shtetit Islamik dhe i ishte bashkuar grupit militant, transmeton portali arbresh.info.
“Kur pjesëtarët e sigurisë tentuan ta arrestojnë, ai nisi rezistencën dhe nxori një armë, gjë që u bë e nevojshme neutralizimi i tij që çoi në vdekje”, thuhet në deklaratën e policisë.
Një tjetër person është arrestuar, atij i është kapur në posedim një armë./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...