Policia kanadeze zbulon identitetin e sulmuesit pas tragjedisë me 8 viktima

16:09 | 12 Shkurt 2026
E.G

Autoritetet kanadeze kanë identifikuar sulmuesin e masakrës që ndodhi në një shkollë në British Columbia, një ditë pasi sulmi la tetë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Policia në Kanada ka identifikuar si autor të sulmit 18-vjeçarin Jesse Van Rootselaar, i cili u gjet i vdekur në vendngjarje nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri.

Motivi i sulmit mbetet ende i panjohur dhe hetimet po vazhdojnë. Gjashtë persona u vranë në Tumbler Ridge Secondary School, ndërsa dy të tjerë, nëna 39-vjeçare e të dyshuarit dhe vëllai i tij 11-vjeçar, u gjetën të vrarë në një shtëpi pranë, ku sipas policisë ndodhi sulmi i parë. Mbi 25 persona u plagosën, ndërsa dy prej tyre mbeten në spital.

Autoritetet thonë se i dyshuari ishte i njohur për policinë dhe se në të kaluarën kishte pasur ndërhyrje në shtëpinë e tij për çështje të shëndetit mendor.

Ai kishte pasur më parë leje për armë, e cila kishte skaduar, dhe kishte braktisur shkollën katër vite më parë. Në vendngjarje u gjetën dy armë zjarri.

Kryeministri i Kanadasë e quajti sulmin një akt “mizorie të paimagjinueshme” Policia zbulon identitetin e sulmuesit pas tragjedisë me tetë viktima, ndërsa zyrtarët lokalë bënë thirrje për solidaritet në komunitetin e vogël prej rreth 2,400 banorësh./rtk