Policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve në Roterdam të Holandës, shtatë persona u lënduan nga trazirat që ndodhën në qendër të qytetit pasi po mbahej një demostratë kundër masave kufizuese të COVID-19.
Kryebashkiaku i qytetit holandez e quajti zhvillimin si “një orgji dhune”.
Kryebashkiaku Ahmed Aboutaleb u tha gazetarëve në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës se “në një sërë rastesh policia e ndjeu të nevojshme të përdorte armët për t’u mbrojtur”, derisa sipas tij qytetarët vrapuan nga qendra e qytetit për të shkuar në port, duke vënë zjarre dhe duke hedhur gurë ndaj oficerëve të policisë.
“Ata gjuajtën mbi protestuesit, njerëzit u plagosën,” tha Aboutaleb. Ai nuk kishte detaje për të lënduarit. Policia ka gjuajtur edhe të shtëna paralajmëruese.
Një numër i policëve janë lënduar nga dhuna e protestuesve, po ashtu janë arrestuar edhe një numër i njerëzve, shkruan Euronews.
Durmishi paralajmëron heqjen e taksës doganore për veturat n...
Vetëvendosje mbyll sot fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetoriT
Sot votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
Parashikimi i motit për sot
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova