Sot rreth orës 10:00 policia gjermane ka vrarë një terrorist të njohur islamik nga Iraku, 41-vjeçarin Rafik Y., i cili sulmoi një oficere të policisë në rrugët e Berlinit me thikë, kanë konfirmuar autoritetet gjermane.
Mësohet se ai kishte ardhur në Gjermani më valën e fundit të refugjatëve nga Lindja e Mesme.
Personi që u vra nga polici gjerman kishte dosje kriminale. Ai gjatë sulmit ka lënduar rëndë policen femër në Spandau të Berlinit.
Kryeprokurori gjerman Dirk Feuerberg në një konferencë për shtyp ka thënë: “Aq sa kemi informacione deri tani kuptojmë se personi i vrarë ka qenë i dënuar në vitin 2008 si pjesëtar i një organizate terroriste me tetë vjet burgim.”
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë thënë se “një njeri i çmendur me thikë po sulmonte.” Kur patrola e parë e policisë kishte arritur në vendin e ngjarjes, Rafik ia kishte mësyre polices të cilën e sulmoi me thikë, për t’u vrarë më pas nga kolegu i tij.
https://youtu.be/9Aqb8GklTrQ
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin