Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë thotë se 26 persona nga ish-republikat sovjetike janë arrestuar në Paris, nën akuza për vjedhje, zhvatje dhe të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal.
Në një deklaratë ministria tha se të dyshuarit janë “anëtarë të një grupi kriminal që vepron në Francë” dhe se ata u arrestuan në një operacion të përbashkët të kryer nga policia franceze për krime dhe financa, së bashku me zyrtarë të ambasadës gjeorgjiane në Paris.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit konfiskuan sasi të mëdha parash, armë zjarri, maska, dokumente të falsifikuara dhe automjete të vjedhura tha ministria.
Qytetarët e Gjeorgjisë, duke përfshirë pesë “shefat e krimit” dhe gjashtë gra ishin ndaluar, njoftuan zyrtarët./rel/
Pas mbylljes së vendvotimeve, reagon Kurti
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...