Policia britanike ka nisur hetimet për akuzat e reja kundër Kevin Spacey.
Aktori akuzohet se ka sulmuar një burrë tjetër në zonën e Lambethit në jug të Londrës në vitin 2008, transmeton portali arbresh.info
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se rasti ishte referuar nga forca e qytetit të Londrës të mërkurën, duke shtuar: “Pretendohet se një njeri sulmoi një burrë tjetër në vitin 2008 në Lambeth.
“Zyrtarët nga abuzimi i fëmijëve dhe komanda për veprat seksuale po hetojnë.”
Policia nuk e ka identifikuar zyrtarisht 58-vjeçarin Spacey, i cili ishte drejtor artistik i teatrit Vic të kryeqytetit në atë kohë.
Hetimi besohet të ketë të bëjë me pretendimet e një aktori britanik, i cili pretendon se Spacey e ka keqtrajtuar pasi atij i ka rënë të fikët në shtëpinë e tij./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...