Një burrë i pafajshëm është vrarë nga oficerët e policisë që iu përgjigjën një thirrjeje për dhunë në një familje, pasi shkuan në rrugën e gabuar për në shtëpi në New Mexico. CNN raporton se viktimë ka mbetur 52-vjeçari Robert Dotson.
Agjentët, të cilët mbërritën rreth orës 23:30 para shtëpisë që besonin se ishte ajo e raportuar për dhunë, trokitën pa sukses. Në atë moment ata i kërkuan stacionit që të telefononte personin që kishte raportuar për aksidentin për sqarim. Por në të njëjtën kohë një burrë i armatosur me pistoletë hapi derën dhe një oficer qëlloi duke e vrarë atë në çast.
Sipas policisë edhe gruaja e tij ishte gjithashtu e armatosur dhe ajo shkëmbeu armë zjarri, por kur kuptoi se ishin oficerë, hoqi dorë. Gruaja nuk është lënduar.
“Jam zemërthyer. Dotson nuk ishte subjekt i kësaj telefonate,” tha shefi i policisë së Farmington, Steve Hebbe. “Është një fund tepër tragjik. Më vjen shumë keq që gjendemi në këtë pozicion,” shtoi ai.
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’