7 persona janë arrestuar në Belgjikë pasi dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist.
Të dyshuarit nuk kishin ende një objektiv të caktuar për sulmin e tyre, por në mënyrë aktive po kërkonin armë.
Shumica e të arrestuarve janë çeçenë. Tre prej tyre kanë edhe shtetësi belge.
Të shtatë i përkasin një grupi mbështetësish të zjarrtë të grupit terrorist Shteti Islamik, tha zyra e prokurorisë federale.
Akuzat e mundshme që rëndojnë mbi ta janë vrasje në tentativë terroriste, pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist dhe përgatitje të një sulmi terrorist.
Arrestimet u urdhëruan pas një sërë kontrollesh të kryera në qytetet Roeselare, Ostend, wevelgem, Ghent dhe Menen, në kufi me Francën./abcnews.al
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...